Rama: S’ka vend për frikë nga terrorizmi

Autori:Avdyl Pajaziti

Vende që gjallojnë pa forcën e vlerave dhe normave të bashkëjetesës që mbajnë gjallë gjithë qytetërimin tonë. Por historia ka njohur mortje edhe më të mëdha sesa kjo shkretëtirë shpirtërore e mishëruar në trupa njerëzish të mbuluar në të zeza që përçudnojnë fenë për t’ju dhënë emrin e fesë akteve të tyre të mizore, mbi njeriun dhe mbi trashëgiminë kulturore të njeriut mbi tokë.

Edhe kjo do të ketë fundin që patën të tjerët përpara saj. Ne shqiptarët do të vazhdojmë të qëndrojmë me besim të plotë në anën e duhur të historisë si pjesë e Europës së bashkuar, e aleancës së madhe të së mirës, kundër së keqes.

Ajo që ndodhi në Francë dhe që vazhdon të ndodhë përditë në formën e kërcënimeve apo të marrjes së masave mbrojtëse kundër terrorizmit duhet që në radhë të parë të mos lejojmë të na prekë njeriun brenda nesh. Vlerat që na kanë përcjellë të parët tanë apo që mishëron bota që kemi zgjedhur. Normaliteti në jetesën e familjes sonë, familjes sonë të vogël dhe po ashtu familjes sonë të madhe, qoftë familja shqiptare, qoftë familja europiane.

S’ka vend për panik.

S’ka vend për frikë.

S’ka vend për të ndryshuar asgjë në rendin e ditës sonë.

Shqipëria nuk është as më shumë dhe as më pak e kërcënuar sesa vendet e tjera. Jeta vazhdon dhe secili prej nesh duhet ta jetojë atë përditë pa rënë pre e pasigurisë që duan ta kallin në zemrat dhe në mendjet tona ushtarët e shkretëtirës pa zot. Në Shqipëri është marrë çdo masë e mundshme edhe pse askush, askund në botën, të cilës i përkasim nuk mund të jetë jashtë rrezikut. Jeta duhet të vazhdojë normalisht. Sepse s’ka absolutisht asnjë arsye të veçantë, asnjë fakt apo informacion të caktuar që ne në Shqipëri të ndjehemi më të kërcënuar sesa të gjithë të tjerët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rama-asnje-frige-nga-terrorizmi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala