Rahovecianët #perElvisin filluan të dhurojnë gjak

Autori:Avdyl Pajaziti

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut është ditë që u kushtohet dhuruesve të gjakut për hir të sakrificës që ata bëjnë si dhe rritjes së ndërgjegjes për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut.

Sot, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, Iniciativa Qytetare Pozitive e Rahovecit organizon ceremoninë kryesore të dhurimit të gjakut, në kujtim të humanistit Elvis Pista, i cili u vra një vit më parë.

Aksioni i dhurimit të gjakut po mbahet në ambientet e Hotel Park Plaza, kurse Iniciativa Qytetare Pozitive i fton të gjithë qytetarët që janë në gjendje të dhurojnë gjak që sa më masovikisht t’i përgjigjen kësaj iniciative, transmeton Rahoveci24.

Organizimi mbahet deri në ora 18:00 dhe korrespondon edhe me ditën e çlirimit të Rahovecit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rahovecianet-perelvisin-filluan-te-dhurojne-gjak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala