Rahovecianët dhurojnë gjak #perElvisin

Autori:Avdyl Pajaziti

Me ftesë të OJQ-së Iniciativa Pozitive nga Rahoveci, sivjet Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut do të mbajë organizmin qendror për shënimin e Ditës Botërore për dhurimin e gjakut në Rahovec, më 14 qershor 2015.
Aktiviteti do të mbështetet nga Kuvendi komunal i Rahovecit, drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, këshilli i bashkësisë Islame, fshatrat, si dhe nga disa biznese dhe OJQ-të vendore.

Me këtë rast pritet që në shenjë përkrahjeje dhe të sensibilizimit të qytetarëve për rëndësinë e dhënies së gjakut, të jenë prezent edhe zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky aktivitet përkon me ditën e vrasjes tinzare të një prej ish-aktivistëve dhe humanistëve më të shquar në Komunën e Rahovecit Elvis Pista.

Me moto “Dhuro gjak #perElvisin”, OJQ Iniciativa Pozitive fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë organizim dhe njëkohësisht i drejtohen organeve përgjegjëse që sa më parë të zbardhet vrasja e të ndjerit Elvis Pista.

Ky organizim mbështetet edhe nga familjarë të të ndjerit Elvis. Aktiviteti do të zgjat nga ora 10:00 deri më 18:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rahovecianet-dhurojne-gjak-perelvisin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala