Rahoveci bëhet me trafostacion të ri

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS njoftojnë se kanë vendosur një trafostacion të ri së bashku me rrjetin përcjellës në Rahovec. Kjo, sipas tyre, ka rregulluar tensionin për qindra qytetarë.

Madje KEDS thotë se në këtë pjesë edhe ka shtrirë rrjetin e ri.

Në një komunikatë për media thuhet se ky lokacion në pjesën verilindore të qytetit kishte rënie të vazhdueshme të tensionit dhe se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë.

“Nga vendosja e trafos së pagëzuar Rahoveci 16, qindra qytetarë do të kenë shërbime më cilësore dhe më të sigurta. Në atë trafo janë paraparë që të zhvendosen edhe njehsorët elektrikë në shtylla”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rahoveci-behet-me-trafostacion-te-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala