Ragip Begaj 33 mijë euro për vetura të reja

Parkingu i Komunës së Malishevës, tash e tutje do të dukët me ndryshe. Pjesë e tij shumë shpejt do të behën edhe disa vetura me kilometrazh zero-zero.
E për blerjen e këtyre veturave kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj ka vendosur që ti shpenzoj 32 mijë e 880 euro.
Derisa, sipas njoftimit të bërë publik në KRPP furnizimin me to do ta bajt kompania “Auto Mita”, nga Prishtina që edhe është shpallur fituese e tenderit.
Në garë për tenderin “Furnizim me vetura për komunën e Malishevës” kanë qenë tri kompani. Kurse vlera me e lartë e ofruar për shitje të veturave ka qenë 42 mijë e 900 euro./Gazeta Fjala/.