Rafuna: Humbjet nga MSA-ja kompensohen me hapjen e tregut

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se Kosova me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) do të mund të përfitojë nga efektet materiale dhe procedurale, kur tatimi doganor do të eliminohet në tërësi.

Rafuna ka bërë me dije se Dogana e Kosovës nga MSA-ja do t’i humbasë 24 milionë euro, paso shumë mallra nga BE-ja do të hyjnë pa tatime.

Sa i përket heqjes së tatimit për importim të veturave, drejtori Rafuna ka thënë për “Epokën e re” se do të hiqet vit pas viti nga një përqind, kurse pas gjashtë vjetëve do të hiqet krejtësisht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rafuna-humbjet-nga-msa-ja-kompensohen-me-hapjen-e-tregut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala