RAE akuzon Ramadan Mujën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalive në Prizren, Gani Elshani, ka akuzuar kryetarin e Komunës Ramadan Mujën për moskrijim të hapësirës në vendimmarrje të komunitetit “RAE”.

“Duhet punuar më shumë në këtë drejtim për t’i siguruar të drejtat ekzistenciale, të shkollimit dhe të avancimit të komunitetit ashkali”, tha Elshani.

Organizata “Caritas Kosova” në Prizren, ka organizuar sot tryezë të diskutimi për të drejtat komuniteteve romë, ashkali, egjiptas, transmeton prizrenpress.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimit të aksioneve që janë paraparë nga kjo organizatë për komunitetin RAE. Temë diskutimi ishin edhe të drejtat dhe hapësira që po i jepet këtij komuniteti në shoqëri dhe në instucionet vendimmarrëse.

Kryesuesi i zyrës rajonale “Caritas Kosova” në Prizren ,Orhan Myftari ,tha se kjo organizatë po mundohet që me anë të organizimeve të ndryshme të ngrit zërin e komunitetit RAE për të drejtat e tyre, duke pasur parasysh sfidat e shumta me të cilat po përballet ky komunitet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rae-akuzon-ramadan-mujen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala