Raci: Dallaveret me veteranë, tërhiqem nga Komisioni

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk janë vetëm mbi 20 mijë ankues të pakënaqur me verifikimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të pakënaqur nga ky proces po dalin dhe anëtarë të Komisionit Qendror për Verifikim.

Nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit apo të Internuarit të UÇK-së, ka dhënë dorëheqje anëtari Avdi Raci.

I deleguar në këtë Komision si pjesë e ish-Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së, Raci ka dorëzuar largimin e tij pranë Sekretarisë së Komisionit, duke refuzuar të jetë pjesë e Komisionit, që, sipas tij, nuk po vepron në përputhje me ligjin dhe vlerat e luftës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/raci-dallaveret-me-veterane-terhiqem-nga-komisioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala