Qyteti më i fuqishëm në botë (Foto)

Washington është qyteti i cili kryeson listën e destinacioneve turistike për vitin 2015.
“Gjithçka në Washington është biznes. Gjithçka është e fokusuar. Gjithçka lëviz aq shpejt dhe nuk ndalon”.
Sipas New York Times ai tashmë quhet “Bruklini i ri”. Kryeqyteti i SHBA-ve ndodhet në kulmin e një rilindjeje, teksa brezi i ri po largohet nga periferia dhe po përqendrohet në zemrën e tij urbane.
DC i ka tërhequr profesionistët që udhëtojnë për biznes, por ata janë më të prirur se kurrë që të qëndrojnë përtej punës atje. Pak politikanë, ose biznesmenë do të qëndronin në qytet pas pune, pa shkuar njëherë në lagjet e sipërme, “Georgetoën”, “Dupont Circle”, ose “Adams Morgan”.
Washington mbetet zemra e asaj që ka qenë: nyja e politikës globale, shtëpia e monumenteve prej mermeri, por edhe qendra e zyrave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë qytet janë të vendosura, 175 ambasada, 500 kompani dhe 1800 dhoma hoteli, vetëm në vitin 2014, dhe mund të kuptoni pse ky qytet ëndërrimtarësh dhe demagogësh është një nga destinacionet e biznesit në Amerikën e Veriut.