Qytetarët s’janë të kënaqur me liderët

Autori:Avdyl Pajaziti

UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik, sipas të cilit përfaqësuesit politik si Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qëndrore kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007.

Kështu thuhet në një njoftim të UNDP-së të cilët kanë realizuar një anketë me qytetar të cilët kanë thënë se papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.

Po ashtu, sot do të prezantohen edhe disa të dhëna lidhur me emigrim e kohëve të fundit nga Kosova ku më shumë se gjysma e respondemtëve është deklaruar se së paku një nga familjarët ose miqtë është larguar nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundit.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të marsit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe Sara Buchanan, drejtoreshë e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-së do të marrin pjesë në ngjarje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-sjane-te-kenaqur-me-lideret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala