Qytetarët s’e donë as pozitën e as opozitën – kërkojnë zgjedhje të reja me njerëz të rinj

Autori:Gazeta Fjala

Një hulumtim mbi situatën politike në vend, i bërë gjatë këtij muaji, nxjerr të dhëna se rreth 70 % e qytetarëve të përfshirë në hulumtim e vlerësojnë si të keqe situatën aktuale dhe si zgjidhje të vetme i shohin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ndërsa rreth 51.73% e qytetarëve të anketuar e vlerësojnë si të keqe punën e qeverisë së Kosovës, përderisa vetëm 11 % e tyre e cilësojnë atë si të mirë, raporton KTV.

Hulumtimi i realizuar nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale, me rreth 1000 respodentë, nxjerr në pah se mbi 50% e qytetarëve mendojnë se kjo qeveri nuk duhet ta vazhdojë mandatin deri në fund.

Por qytetarët nuk e shohin si zgjidhje as opozitën. 71.83% e të anketuarve veprimet e opozitës i cilësojnë si të dhunshme ndërsa vetëm 28.17% mendojnë se ato janë demokratike. Për më tepër, 59% e tyre nuk mendojnë se opozita është alternative reale për ndryshime dhe 85 % e tyre mendojnë se në vend duhet krijuar një alternative e re politike, transmeton Koha.net.

E në këtë mes, qytetarët i kanë dhënë një notë negative edhe presidentes së vendit lidhur me rolin e saj gjatë bllokadës.

85.81% e qytetarëve mendojnë se presidentja kishte rol indiferent gjatë kësaj bllokade kurse vetëm 14.19% mendojnë se ajo ishte aktive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-se-done-as-poziten-e-as-opoziten-kerkojne-zgjedhje-te-reja-me-njerez-te-rinj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala