Qytetarët nuk presin zhbllokimin e Kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

 

Qytetarët nuk presin as sot zhvillim normal të seancës në Kuvend e cila do të mbahet në ora 16:00. Përderisa qëndrimet e pozitës dhe opozitës janë në kundërshtim të plot, ata thonë së do vazhdoj bllokimi i Kuvendit me gaz lotsjellës nga partitë opozitare.

Ata shprehën të shqetësuar dhe shpresojnë të mos përcillet me pasoja të mëdha për vendin ky mosfunksionim i Kuvendit tash e disa kohë.

Ndërsa si zgjidhje e shohin dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse këto marrëveshje janë në kundërshtim me ligjin .

Ismet Sopa qytetar i Prishtinës mendon se kjo është punë inati ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

“Ata qysh në fillim të formimit të koalicionit PDK-LDK u deklaruan që kjo qeveri nuk do të ketë jetëgjatësi dhe për këtë po ndodhin tani këto mosmarrëveshje, shpresojmë të mos shohim skena të tilla si herëve të kaluara”, thotë ai.

Ndërsa Shukrije Istrefi ,thotë se janë për keqardhje gjërat që po ndodhin kohët e fundit në parlament dhe se kjo situatë, sipas saj do vazhdojë deri sa këto parti të ulen dhe të merren vesh.

Shefki Ismajli mendon se ata që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje duhet të ndërmarrin urgjentisht  diçka për përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-nuk-presin-zhbllokimin-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala