Qytetarët më së shumti i besojnë FSK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Kosovar për Zhvillim të Politikave (KIPRED), ka nxjerrë Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës si më të besueshmet nga qytetarët.

Këto rezultate janë dalë nga një monitorim që është bërë për sektorin e sigurisë së Kosovës.

Ndërsa besueshmëria më ulët ishte tek Presidentja, Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë tryezë të rrumbullakët KIPRED ka paraqitur edhe kërcënimet terroriste të ISIS dhe përleshjen e armatosur në Kumanovë.

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci tha se Kosova nuk ka asnjë akt juridik me të cilin përcaktohet niveli i kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë.

Madje ai tha se deklarimet për kërcënimet nga ISIS në Kosovë tha se ka pas kundërthënie mes deklarimeve të MPB dhe PK-së e që ka munguar komunikimi me publikun edhe përkundër rrezikut terrorist.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-me-se-shumti-i-besojne-fsk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala