Qytetarët i kapë frika, tërheqin 52 milion euro nga bankat

Autori:Zekirja Shabani

Kriza greke dhe frika se vendi fqinj do të dilte nga euro, që arriti kulmin në qershor dhe pjesën e parë të korrikut, ka dhënë efektin edhe në Shqipëri. Statistikat mujore, të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në muajin qershorë qytetarët tërhoqën nga bankat 52 milion euro për shkak të frikës.

Totali i depozitave në sistemin bankar në qershor ra me 4.7 miliardë lekë (34 milionë euro) në raport me muajin e mëparshëm, tkurrja më e fortë mujore kjo, që nga tetori 2013.

Rënia është shënuar si në depozitat në lekë, ashtu dhe në ato në valutë dhe tkurrja ka ardhur pikërisht nga individët. Pas kësaj rënieje, depozitat kanë arritur në nivelin më të ulët që nga nëntori 2014. Tkurrja nuk vlerësohet të ketë qenë sezonale, pasi në qershor të një viti më parë, kursimet në banka u rritën me 6.1 miliardë lekë, në raport me muajin e mëparshëm.

Kursimet në lekë të individëve ranë me 2.3 miliardë lekë më bazë mujore në qershor 2015, ndërsa ato në valutë me 5 miliardë lekë, duke e çuar uljen e depozitave të individëve në total në 7.3 miliardë lekë (52 milionë euro).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-i-kape-frika-terheqin-52-milion-euro-nga-bankat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala