Qytetarët ende blejnë bukën 30 cent

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka 10 ditë që ka hyrë në fuqi pakoja e re fiskale, me hyrjen e Ligjit në fuqi të TVSh-së nga Qeveria e Kosovës, por për qytetarët nuk po ka ndonjë ndryshim. Sipas tyre ata vazhdojnë të blejnë bukën me po të njëjtin çmim prej 30 centësh.

Drita Kusari, konsumatore, ka thënë se edhe pas pakos së re fiskale, vazhdon ta blen bukën me të njëjtin çmim. Ajo, gjithashtu ka treguar edhe problemin me çmimin e qumështit.

Për Adem Gashin, mirë do të ishte të lirohej çmimi i bukës.

E, Muhamet Bulliqi, një tjetër konsumator, ka theksuar se bukën do ta blinte edhe 50 cent vetëm mos ta blejnë bukën e papjekur. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-ende-blejne-buken-30-cent/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala