Qytetarët e Skënderajt e nisin ditën me protestë

Autori:Zekirja Shabani

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për dënimin e Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së, mijëra qytetarë të Skenderajt, sot që nga ora 8 e mëngjesit kanë filluar një protestë në rrugët e Skenderajt.

Qytetarët në duar mbanin pankarta ku bëhet thirrje kundër dënimit të ish-komandantëve dhe kundër EULEX-it.

Ata bënin thirrje kundër siç thanë, dënimeve të padrejta që u bënë nga gjykata në Mitrovicë. Protesta e sotme është organizuar nga Shoqata e dala nga lufta dhe punëtorët e administratës komunale, ku më pas i janë bashkuar edhe shumë qytetarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-e-skenderajt-e-nisin-diten-me-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala