Qytetarët duhet t`i dinë uzurpzorët dhe privatizuesit

Autori:Gazeta Fjala

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, për herë të dytë ka zhvilluar takimin me drejtuesit e AKP’së.

Ai ka shkruar në Facebook  se ka ardhur koha për transparencë nga ky institucion dhe se qytetarët e Kosovës të dinë me emra se kush ka uzurpuar paligjshëm.

Në takim e zhvilluar me 30 janar Veseli kishte kërkuar nga zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit që listat të bëhen publike në ueb faqen e ketij agjencioni.

Nga ana tjetër AKP përmes një përgjigje me shkrim për gazetën tha se listat do t`i dërgoj në Kuvend.

Gazeta Fjala ka shkruar sot se si kjo kërkesë ishte shpërfillë nga AKP.

Ky është njoftimi i Kadri Veselit: 

Sot kisha takim me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ka ardhur koha për një vlerësim të procesit të privatizimit në Kosovë nga fillimet e tij deri me tani. Ka ardhur koha e transparencës. Jo me fjalë, por me veprime.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë.

Ka ardhur koha që manipulimet të marrin fund dhe akuzat të qartësohen. Sundimi i ligjit nuk ka alternativë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qytetaret-duhet-ti-dine-uzurpzoret-dhe-privatizuesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala