Qyshku pret drejtësinë e vonuar

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 14 serbëve të komunës së Klinës, të cilët dyshohet se kanë kryer krime të rënda të luftës gjatë vitit 1999 në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo aktakuzë është ngritur nga kjo gjykatë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale për krime lufte të Kosovës.

Njëkohësisht janë lëshuar ndaj këtyre të dyshuarve edhe fletarrestime, të cilat janë shpërndarë në të gjitha stacionet policore në Kosovë, në pikat kufitare dhe Aeroportin e Prishtinës.

Për përmbajtjen e fletarrestimeve të shpërndara nëpër stacionet policore, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibra, tha se nuk ka njohuri.

Ndonëse nuk janë bërë publike për cilat masakra akuzohen këta 14 serbë nga Komuna e Klinës, burimet flasin se rasti ka të bëjë me masakrën e kryer në fshatin Qyshk të Pejës, më 14 maj të vitit 1999, si dhe në dy fshatrat e tjera në afërsi, në Zahaq dhe Pavlan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qyshku-pret-drejtesine-e-vonuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala