Si ti riktheni fotografitë e fshira në iOS 8?

Nëse aksidentalisht fshini një foto ose video në iOS 8, ju mund ta riktheni brenda 30 ditëve. Kjo mundësi është shtuar në verzionin e fundit të iOS.
Kur një foto ose video fshihet, në iOS 8 vendoset në një album të quajtur Recently Deleted. Ju mund të hyni në këtë album duke hapur aplikacionin Photos->Recently Deleted.
Albumi Recently Deleted tregon të gjitha fotot dhe videot që keni fshirë së bashku me numrin e ditëve që keni afat për t’i rikthyer ato. Zgjedhni foton që dëshironi ta riktheni dhe selektojeni.
Pasi ta keni hapur foton, klikoni mbi opcionin Recover që gjendet në anën e djathtë poshtë./qysh.me/