Si të bëni orë muri?

Duke kërkuar për një orë muri unike për shtëpinë tuaj ju sigurisht se humbni shumë kohë. Mësoni si të bëni një orë muri me disa hapa të thjeshtë
Gjërat që ju duhen:
- Copë e rrumbullakët prej druri me një vrimë 1/2 inch në qendër
- Letër ambalazhi
- Aparat orësh ( mund të blihet në dyqanet artizanale )
- Ngjitës
- Gërshërë
- Laps
Hapi 1: Vendosni drurin mbi letrën dekoruese dhe me një laps vizatoni rrethin e saj
Hapi 2: Prisni letrën përgjatë rrethit të vizatuar me laps
Hapi 3: Mbuloni sipërfaqen e drurit me një ngjitës, vendosni letrën dekoruese mbi drurin dhe kapni mirë atë me ngjitës
Hapi 4: Shtoni mekanizmin lëvizës nëpër vrimë në qendër, duke bërë vrimën edhe në letrën dekoruese
Hapi 5: Ju tanimë keni orën unike për shtëpinë tuj