Qumshtarët të hënën bllokojnë rrugët

Rrugët që lidhin pikat doganore në gjithë Kosovën do të bllokohen të hënën nga traktorët, mjetet bujqësore dhe kafshët. Kjo është protesta e prodhuesve dhe përpunuesve vendor në shenjë pakënaqësie ndaj mosrealizimit të kërkesave të tyre.
Kryetari i shoqatës së prodhuesve të qumështit, Naser Bajraktari tha se në të gjitha problemet e këtij sektori i pari që e pëson është fermeri. Ai u shpreh i pakënaqur për situatën e këtij sektori, falimentimi i fermave dhe reduktimi i punëtorëve është një fenomen që po ndodh çdo ditë brenda këtij sektori.
Njëjtë si Bajraktari mendon edhe kryetari i përpunuesve të qumështit, Ramadan Memaj, ai u shpreh shumë i shqetësuar edhe për importin që po bëhet në Kosovë, sepse sipas tij importi në të shumtën e rasteve bëhet edhe në mënyrë ilegale dhe hynë në treg me çmim shumë të lirë, gjë e cila po e vështirëson punën e fermerëve dhe nuk po lenë hapësirë në treg për prodhuesit vendor.
Ndërkaq, Flamur Kadriu nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës tha se produktet që gjinden në tregun kosovar janë të kontrolluara dhe nuk rrezikojnë jetën e qytetarëve. Sipas tij, problemi qëndron te produktet të cilat po hynë në treg me çmim shumë të lirë dhe kjo po e kanos rrezikun tek prodhuesit vendor.
Në çoftë se nuk bëhet një zgjidhje e këtij problemi, sektori do të shuhet, kështu thanë shoqata e prodhuesve dhe e përpunuesve të qumështit, gjë që rrezikon edhe humbjen e 40 mijë vendeve të punës.