Qumështi Vita pa afat shitet në “Viva Fresh” (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Sasi e konsiderueshme e qumështit “Vita”, të kompanisë Devolli Group është shitur pa afat të premten në supermarketin “Viva Fresh” në rrugën B në Prishtinë.

Bazuar në fotografitë që i kanë dërguar në adresë të Gazetës Fjala qytetarët shihet se qumështit Vita me bazë yndyrore 3.2 për qind, i ka skaduar afati me datë 2 tetor, ndërsa ai është shitur për 0.83 euro litri me datë 9 tetor.

Për këtë rast janë njoftuar edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, por nuk dihet nëse kanë marr masa, pasi edhe pas njoftimit të tyre i njëjti qumësht është shitur në Viva fresh.

Prezenca e produkteve me afat të skaduar në tregun e Kosovës është rritur së fundmi, në bazë të ankesave të qytetarëve./Gazeta Fjala/

vita 4 vita 3 vita 5 vita 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qumeshti-vita-pa-afat-shitet-ne-viva-fresh-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala