Qumështi pluhur “Aptamil” i dëmshëm, ndalohet në tregun kosovar

Autori:Avdyl Pajaziti

Inspektorët komunal sanitar, me urdhër të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, kanë dalur sot në terren për të informuar barnatoret dhe shitoret për ndalesën e përkohëshme të shitjes së qumështit pluhur “Aptamil”.

Qumështi pluhur “Aptamil” është prodhim gjerman. Kjo ndalesë sipas inspektoratit po bëhet pasi një qytetar prishrinas ka paraqitur një ankesë në AVUK, se fëmiu që ka përdorur këtë lloj ushqimi nuk është ndier mirë.

“Ne kemi marrë një udhëzim nga AVUK-u, që qumshti Aptamil, të tërhiqet përkohësisht nga tregu, deri në verifikimin apo pas rezultateve të analizave se a është vërtetë i dëshmëm ky qumësht apo jo.

Kjo është si pasojë e një ankese të një qytetari, konsumatori i cili e ka përdorë për fëmijë e tij, e pastaj ai nuk është ndier mirë, kështu që ky vendim neve na ka ardhur dje dhe ne nuk dijmë për më tej vetëm se presim konfrimimin e AVUK-ut.

Ky qushmët deri sot është gjendur në të shumtën e branatoreve dhe marketeve të qytetit të Ferizajt por edhe gjithë Kosovës”, Xhelal Berisha.

Mirëpo se sa do të zgjasë kjo masë e përkohëshme, nuk qe në gjendje ta thonë edhe zyrtarët për informim të AVUK-ut. Përkundër që është vetëm një ankesë, zyrtari për informim nga kjo agjenci, Lumir Thaçi, tha se institucioni i tij po vepron konform ligjit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qumeshti-pluhur-aptamil-i-demshem-ndalohet-ne-tregun-kosovar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala