Qumështarët përsëri në protestë

Shoqata e Prodhuesëve të Qumështit se bashku me Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës të martën në Prishtinë në sheshin Skënderbeu dhe Nënë Tereza, do të shpërndajnë qumësht falas për të gjithë ata qe kanë nevojë.
Kjo do të jetë forma e protestës së radhës së këtyre dy shoqatave, në mbrojtje të prodhimit vendës karshi importit.
Kjo protestë organizohet me qëllim që të tërheqim vëmendjën e qeverisë se shëndeti, puna dhe prodhimi vendor janë të shenjëta dhe ne qytetaret e këtij vendi nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me të ardhmen tonë dhe të femijeve tonë”, thuhet në njoftimin për protestë.
Shëndeti, puna dhe prodhimi vendës, sipas organizatorëve janë të rrezikuara për këët edhe do ti mbrojnë me forcë dhe me protestë.