Qumështarët: Kryeministër, 40 mijë vende pune në rrezik

Autori:Zekirja Shabani

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit i kanë dërguar selam kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ata e kanë paralajmëruar të parin e ekzekutivit se shumë shpejtë mund të mbeten pa punë mbi 40 mijë qytetarë që punojnë në këtë sektor.

“Fatkeqsisht, këto vende pune janë të rezikuara pasi vendet të ndryshme sulmojnë tregun tonë me produkte të dampuara, me produkte të cilësisë së dyshimtë dhe përmbajtje të vajrave bimore sikur ai i pallmës”, thuhet në letrën e tyre dërguar kreut të ekzekutivit.

 

Lexojeni të plotë letrën e tyre dërguar kryeministrit Mustafa.

I ndëruar Zotri Kryeministër Isa Mustafa

Në Kosovë industria e prodhimit dhe përpunimit të qumështit ka krijuar 40 mijë vende të punës dhe ka siguruar produkte të shëndosha, të sigurta dhe të prodhuara pa aditivë të ndryshëm siq është yndyra bimore.  Këto vende pune janë krijuar me ndjersë dhe përkushtim.

Fatkeqsisht, këto vende pune janë të rezikuara pasi vendet të ndryshme sulmojnë tregun tonë me produkte të dampuara, me produkte të cilësisë së dyshimtë dhe përmbajtje të vajrave bimore sikur ai i pallmës. A e dini se mbi 70 për qind të “djathrave” dhe një pjesë e “qumështit” që importohen dhe shiten në Kosovë kanë deklarim të rrejshëm ose nuk prodhohen nga qumështi?

Vitin e kaluar, institucioni juaj për sigurinë e ushqimit, Agjensioni e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka sjellë vendim për ndalimin e një numëri të madh të produkteve. Mirëpo, tash e tetë muaj qytetarët vazhdojnë të konsumojnë këto produkte në mungesë të zbatimit të ligjit dhe vendimit. Diskriminimi i industrisë sonë nga politika kosovare manifestohet edhe më shumë. Ne duhet të paguajmë – për dallim nga prodhuesit e vendeve nga të cilat importohen produktet e qumështit – doganë dhe TVSH në repromaterial si dhe një “supër akcizë” në lëndët djegëse.

Mungesa e zbatimit të masave ligjore në mbrojtje të produkteve vendore rrezikon seriozisht 40 mijë vende pune në Kosovë. 40 mijë qytetarë të Kosvës që zgjohen shumë heret në mengjes për tu kujdesur për kafshët e tyre qumështore, për të përpunuar qumështin e freskët, për të bartur ato produkte deri në zingjirin e shitjes, janë në rrezik të humbin mundësinë për të punuar dhe të drejtohen në dyert e Ministrisë së Çështjeve Sociale.

  1. Kryeministër, përveç vendeve të punës ky sektorë ka krijuar asete në vlerë prej 500 milionë Euro, tani edhe këto janë në rrezik. Në këtë sektor është investuar shumë nga Qytetarët e Kosovës si dhe nga donatorët (USAID, EU Comission, Qeveria zviceriane, daneze dhe të tjera) të cilët janë të vetëdishëm se ky sektor krijon shumë vënde të punës.

Gjatë krizës financiare që kishte përfshirë BE-në dhe SHBA-të, qeveritë reaguan dhe ndihmuan jo vetëm fermerët dhe përpunuesit e ushqimit, ata ndihmuan edhe industrinë e automobilave, edhe industrinë e bankave apo të agjncive të sigurimit. Atëherë për shumë industri u përdor termi “Too big to fail” shumë të mëdhenjë për të dështuar. Në Kosovë industria që punëson 40 mijë kosovarë është shumë e madhe për të dështuar.

Fati i 40 mijë punëtorëve dhe familjevetë tyre qëndron edhe në duart tuaja. Shfrytëzoni Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK) për të mbrojtur produktet vendore, zbatoni ligjin anti-damping pa asnjë hezitim, kuotizoni importet për qumësht dhe produkte të qumështit, rregulloni importin e produkteve me prejardhje bimore, merrni masat kundër balansuese ndaj produkteve të subvencionuara, lironi repromaterialet dhe lëndën djegëse nga taksat e importit.

Ne ju ftojmë për të biseduar me ne që të gjejmë zgjidhjet për sektorin. Ju mund të ruani 40 mijë vende pune dhe të krijoni edhe 20 mijë të tjera!

Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveç që ne të barazohemi me përpunuesit e vendeve të tjera të ballkanit dhe të Evropës.

Shënim për redaktorin kërkesat konkrete:

Aplikimi i Tarifës së Integruar të Kosovës (TARIK) sikur që bëjnë vendet e BE-së dhe vendet e rajonit me qëllim të mbrojtjes së produkteve vendore.

Zbatimin e ligjit anti-damping pa asnjë hezitim.

Kuotizimin e importeve për qumësht dhe produkteve të qumështit.

Regullimi ligjorë i importit të produkteve me prejardhje bimore.

Masat kundër balansuese ndaj produkteve të subvencionuara.

Lirimet e repromaterialit dhe lëndës djegëse për prodhim nga taksat e importit.

Me shumë respekt,
Ramadan Memaj
Kryetar i SHQK – së

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qumeshtaret-kryeminister-40-mije-vende-pune-ne-rrezik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala