Qumësht falas në Prishtinë

Prodhues dhe përpunues të qumështit, të martën kanë derdhur e kanë falur qumësht për qytetarët në qendër të Prishtinës.
Në këtë formë ata kanë protestuar në mbrojtje të prodhimit vendës karshi importit.
“Kjo protestë organizohet me qëllim që të tërheqim vëmendjën e qeverisë se shëndeti, puna dhe prodhimi vendor janë të shenjëta dhe ne qytetaret e këtij vendi nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me të ardhmen tonë dhe të femijeve tonë”, kanë thënë qumështarët.