Qosja: Mustafa po bënë veprime të gabuara si kryeministër

Autori:Avdyl Pajaziti

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se e sheh të rëndësishëm për vendin krijimin e një partie të re me program që do të ndryshonte thellësisht prej programeve të partive të tjera.

Ai në një intervistë dhënë Epokës së Re ka thënë se secila prej partive kur kanë ardhur në pushtet është kujdesur jo që ta forcojë shtetin, por ta forcojë vetveten, partinë.

Qosja ka përsëritur se formimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi politike që i bëhet Kosovës.

Duke folur për 100-ditshin e qeverisë Mustafa, ai ka kritikuar koalicionin PDK-LDK në shumë aspekte. Qosja ka thënë se kryeministri Mustafa po bënë veprime të gabuara si kryeministër. Ai ka folur edhe për mbledhjen e dy qeverive që u mbajë në Tiranë.

“Do të dëshiroja që të dy qeveritë të kenë kujdes. Mosideja e madhe e krijimit të hapësirës gjithëkombëtare, politike, ekonomike, arsimore, shkencore,kulturore, shëndetësore të mos bëhet estradë, që do të tregohet e bukur me retorikë, por e varfër me përmbajtje”, është shprehur Qosja

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qosja-mustafa-po-bene-veprime-te-gabuara-si-kryeminister/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala