QKUK me shtab emergjent  

Autori:Zekirja Shabani

Me qëllim të pëcjelljes së gjendjes hap pas hapi, QKUK-ja ka ngritur shtabin emergjent. Vendimin për këtë shtab e ka marrë drejtori i Shërbimit Spitalorë të Kosovës, Curr Gjocaj.

Aktualisht në QKUK po trajtohen 37 persona, 22 policë dhe 15 protestues, ndërkaq Enti për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore, ka trajtuar 35 persona. Megjithatë zyrtarët në QKUK njoftojnë se numri i personave të lënduar po rritet kohë pas kohe. Ndryshe afër Radio Kosovës po vazhdon përleshja mes protestuesve dhe policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qkuk-me-shtab-emergjent/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala