QKUK: Ekipi nga Austrlia do të operojë 29 fëmijë me ndërlikime shëndetësore

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Një ekip i mjekëve nga Australia nën udhëheqjen e profesor, Paddy Dewan, nga dita e djeshme po kryejnë operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK.

Ky ekip po ndihmon Kosovën nga vitit 2010, duke operuar me dhjetëra fëmijë  me anomali kongjenitale komplekse të cilat nuk  kishin mundësi më herët të operoheshin në këtë klinikë. Ekipi do të qëndrojë në Kosovë  në vizitë 10 ditore, me qëllim të operimit të 29 fëmijëve me anomali të rënda të traktit urinarë dhe anomalive anorektale.

Gjatë  gjithë javës do të ketë diskutime lidhur me rastet  që do të operohen  para dhe pas dite ku do te marrin pjese te  gjithë mjeket rezident dhe specialistë te Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Pediatrisë, Radiologjisë dhe  Anestezionit, po ashtu, do të ketë edhe ligjërata me tema të ndryshme nga të gjitha këto lëmi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qkuk-ekipi-nga-austrlia-do-te-operoje-29-femije-me-nderlikime-shendetesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala