QKUK alarmohet nga skandali i verbimit të fëmijëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Sëmundja e retinopatisë, që besohet se për gjashtë vjet ka mundur të verbojë rreth 200 fëmijë kosovarë, është tejkaluar në Evropë në vitet e 40-ta. SHSKUK-ja është mobilizuar pas artikullit të “Zërit” për të bërë një zgjidhje, që fëmijët të mos verbohen

Hulumtimi i publikuar në “Zëri” në lidhje me verbimin e fëmijëve kosovarë për shkak të mosrespektimit të protokolleve mjekësore për sëmundjen e retinopatisë premature ka ngjallur reagime të menjëhershme të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Prindërit kanë filluar të njoftohen më në detaje për pasojat e sëmundjes, për çka janë bërë edhe njoftime në Klinikën e Neonatologjisë, që nuk kanë ekzistuar më parë.

Drejtori i SHSKUK-së, sipas zëdhënësit Shpend Fazliu, menjëherë është angazhuar në kërkim të informacioneve të detajuara nga Klinika e Oftalmologjisë dhe Klinika e Neonatologjisë në lidhje me publikimin e bërë në “Zëri”.

“Të njëjtën kohë jemi në dijeni se Inspektorati Shëndetësor po inspekton gjithë dokumentacionin mjekësor në lidhje me trajtimin e këtyre fëmijëve”, ka thënë zëdhënësi Fazliu, sipas të cilit momentin që organet tjera fillojnë hetimin, atëherë ato janë kompetente për të bërë vlerësimin. “Dhe ne presim rezultatet e inspektimeve dhe do të shohim si do të procedohet tutje kjo çështje”, ka thënë Fazliu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qkuk-alarmohet-nga-skandali-i-verbimit-te-femijeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala