QKU’ja në alarm – pacientët kanë mbetur pa barna

Autori:Gazeta Fjala

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të premten kanë munguar shumica e llojeve të anestetikëve, infuzioneve dhe materialit tjetër shpenzues, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo e ka sjellë buzë kolapsit shumicën e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion. Gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë në fundjavë, sidomos në Repartin e Hemodializës, ku pacientët i nënshtrohen procesit çdo 48 orë.

Barna nuk ka as për pacientët e Repartit të Hematologjisë. Në këtë repart trajtohen fëmijët të cilën janë diagnostifikuar me leukemi akute. Sipas të dhënave të QKUK-së në këtë repart janë të shtrirë 40 fëmijë – familjarët e tyre janë të detyruar të sigurojnë vetë terapinë.

Mungesa kaq të mëdha të furnizimit në sistemin publik shëndetësor nuk ka pasur në pesë vitet e fundit. Kjo sipas burimeve në QKUK ka ndodhur për shkak të moskoordinimit të Ministrisë së Shëndetësisë me këtë institucion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qkuja-ne-alarm-pacientet-kane-mbetur-pa-barna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala