Qeveritarët e Kosovës në samitin kundër ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, po marrin pjesë në punimet e Samitit Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në një njoftim nga zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës, thuhet se delegacioni kosovar po merr pjesë në punimet e Samitit Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
“Në Samit, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa janë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni”, thuhet në njoftim.

Samitit, ku po marrin pjesë liderë nga mbarë bota, tashmë i është drejtuar presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveritaret-e-kosoves-ne-samitin-kunder-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala