Qeveria thotë se nuk është rritur akciza në naftë

Autori:Avdyl Pajaziti

Përmes këshilltarit të kryeministrit për ekonomi, Sokol Havolli, Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit se është rritur akciza në naftë.

“Nuk është rritur akciza në naftë. Është hequr dogana në propan, butan dhe gaz. Heqja e doganës është zëvendësuar me rritje të akcizës në po të njëjtat lëndë, propan, butan dhe gaz”, ka thënë Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

“Ky ndryshim nuk ka efekt në çmime të këtyre lëndëve djegëse në treg, por vetëm e plotëson një kërkesë të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Akciza në naftë mbetet e paprekur”, ka shtuar më tej ai.

Mediat, gjatë ditës kanë raportuar se kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vendosjen e normës së tatimit të akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-thote-se-nuk-eshte-rritur-akciza-ne-nafte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala