Qeveria tërhiqet nga “amnistia” për mosdeklarim të pasurisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë do të mbetet vepër penale e dënueshme me gjobë e burg.

Kjo për shkakun se Qeveria e Kosovës të mërkurën i ka tërhequr nga Kuvendi amendamentet e Kodit Penal, nëpërmjet të cilave mëtohej të “amnistohej” mosdeklarimi i pasurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Tërheqja është bërë nëpërmjet një shkrese që ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ia ka adresuar kryetares së Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiut.

“Duke pasur parasysh shqetësimet që janë ngritur rreth propozim-ndryshimit në fjalë, si dhe përpjekjet tona të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ne kemi vendosur të marrim në konsideratë sugjerimet e institucioneve të ndryshme”, thuhet në këtë shkresë, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta.

Një muaj më parë Qeveria kishte proceduar në Kuvend ndryshime në këtë nen, e të cilat kërkonin që pas fjalëve “një gjë të tillë”, në këtë paragraf të shtohen fjalët “me qëllim të fshehjes së pasurisë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-terhiqet-nga-amnistia-per-mosdeklarim-te-pasurise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala