Qeveria shpreson të bëhet mirë

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin katërvjeçar të saj.
“Ky program do të jetë program i shpresës dhe secilin qytetar të Kosovës do ta bëjë të ndihet krenar”, tha Kryemnistri i Kosovës, Isa Mustafa.
Në mbledhjen e sotme po ashtu u njoftuar edhe për takimin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë. Mustafa bëri të ditur se mbledhja e dy qeverive do të mbahet më 23 mars, e para saj në Kosovë do të vijë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ky i fundit do të jetë në Kosovë të premten, për të bashkërenduar dhe për të parë se deri ku kanë arritur punët ndërmjet dy qeverive.