Qeveria shpëton Feronikelin

Autori:Zekirja Shabani

Nëse as pas tre muajve gjiganti metalurgjik “Ferronikeli”, nuk arrinë të rimëkëmbet Qeveria e Kosovës me shumë gjasë do të marrë përsipër që ta mbajë gjallë këtë ndërmarrje.

Të hënën Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është zotuar se do të punojnë bashkërisht në nivel të ekspertëve të Ferronikelit, dhe ekspertëve të Qeverisë së Kosovës dhe të agjencioneve të pavarura, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të krijuar kushte më të volitshme të punës së Ferronikelit, transmeton Gazeta Fjala.

“Ne do të punojmë maksimalisht ajo që është në fuqi të Qeverisë dhe agjencionevë të tjera por edhe të prodhuesve të energjisë elektrike dhe distrubusvë të shumtë  në mundësinë për të ndihmuar”, ka thënë Mustafa.

Ai ka siguruar se nuk ka asnjë rrezik që 900 punëtorët sa janë tani në Feronikel të humbasin të ardhurat e tyre pas tre muajve, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkaq, drejtori i “Ferronikelit”,   Miltiadis Tragakis ka thënë se tani për tani askush nuk do të humbas vendin e punës.

“Jemi duke punuar që të mbajmë të gjithë punëtorët tanë, pavarësisht situatës së keqe, dhe nuk do të lejojmë pushimin e tyre nga puna. Por na duhet kohë për të gjetur zgjidhje për problemet tona. Këto gjë po e kërkojmë”, ka thënë Tragakis pas takimit me kreun e ekzekutivit, shkruan Gazeta Fjala.

Ky takim ka ardhur pas një kërkese që zyrtarët e kësaj ndërmarrje i kanë dërguar kryeministrit javën e kaluar.

Gazeta Fjala, ka mësuar se pritet që Qeveria t’i ofrojë kësaj ndërmarrje një pushim të taksave për një periudhë të caktuar, ta lirojë nga obligimet energjetike dhe obligime tjera fiskale.

“Feronikeli” javën e kaluar e ka paralajmëruar pushim të punës dhe ulje të pagave për punëtorë, për shkak se kjo kompani është duke pasur telashe në shitjen e nikelit në tregun ndërkombëtar./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-shpeton-feronikelin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala