Qeveria shpërfill ultimatumin e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Partitë opozitare kërcënojnë se do të dalin sërish në shesh në rast se Qeveria e Kosovës brenda dy javësh nuk i përgjigjet pozitivisht ultimatumit të dhënë ditë më parë.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës, e cila deri në fund të javës së ardhshme do të duhej t’i përgjigjet ultimatumit, as që ka filluar t’i trajtojë kërkesat e opozitës, ku është kërkuar ulja e çmimit të energjisë elektrike, largimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dorëheqja e kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasanit, moskrijimi i  Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sikurse “Trepça” të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë.

Tri partitë politike opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” janë në pritje të realizimit të kërkesave, në të kundërtën kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me organizimin e protestave.

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se është më se e domosdoshme që Qeveria të reflektojnë karshi kërkesave të qëndrueshme të protestuesve./“Zëri”/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-shperfill-ultimatumin-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala