Qeveria shkel ligjin për 28 Nëntor?

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe pse në kuadër të ligjit për festa në Kosovë 28 Nëntori nuk pasqyrohet si ditë pushimi, qeveritaret vazhdojnë që në këtë ditë t’i gëzojnë qytetarët e Kosovës me pushim, duke bërë shkelje të ligjit, pasi në festat zyrtare të shtetit 28 nëntor nuk figuron.

Shërbyesit civil për pushim e së premtes janë njoftuar pas asnjë sqarim lidhur me vendimin ekzekutivit për të lidhur ditët e pushimit.

„Njoftim. Për nder të  28 Nëntorit, dita e premte 27  nëntor, për nëpunësit e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës nuk do të jetë ditë pune“, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Fjala.

Këtë vit 28 Nëntori ka qëlluar të jetë të shtunën mirëpo qeveria është kujdesur që edhe ditën e Premte përkatësisht 27 nëntorin ta shpallin si ditë jo pune.

Ndërkaq festat që festojnë, si festë shtetërore-si ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Kosovës në vitin 2015 janë:

  1. Viti i Ri ( E enjte, 1 Janar)
  2. Krishtlindjet ortodokse ( E mërkure ,7 Janar)
  3. Dita e Pavarësisë se Republikës së Kosovës ( E marte , 17 Shkurt)
  4. Pashkët katolike ( E diele, 5 Prill)
  5. Dita e Kushtetutës se Republikës së Kosovës E enjte, 9 Prill)
  6. Pashkët ortodokse (E diel, 12 Prill)
  7. Dita Ndërkombëtare e Punës (E premte, 1Maj)
  8. Dita e Evropës ( E shtune, 9 Maj)
  9. Bajrami i Madh,dita e parë ( E premte, 17 Korrik)
  10. Bajrami i Vogël ,dita e parë ( E enjte, 27 Shtator )
  11. Krishtlindjet katolike ( E premte, 25 Dhjetor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-shkel-ligjin-per-28-nentor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala