Qeveria rëndon jetën e qytetarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Çmimet e artikujve ushqimorë janë shtrenjtuar menjëherë pas rritjes së bazës së TVSH-së nga 16 në 18 për qind. Madje për shumë artikuj ushqimorë rritja e çmimit është më shumë se 2 për qind aq sa është rritur TVSH-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Por, disa artikuj elementarë, të cilëve u është ulur TVSH-ja nga 16 në 8 për qind vazhdojnë të mbesin me çmime të njëjta. 8-përqindëshin disa nga prodhuesit kanë vendosur ta kthejnë në fitim të tyre, duke mos i liruar çmimet e artikujve siç janë buka, mielli apo makaronat.

Rritja e çmimeve nuk është që ka ndodhur vetëm me vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së, përcjell koha.net. Qeveria e Kosovës, gjatë muajit mars, kishte vendosur që të rriste akcizën në duhan e alkool, kurse ishte vendosur akcizë për herë të parë në mazut e kerozinë.

Këto vendime, së bashku me ligjin për faljen e borxheve, Qeveria i ka bërë për të shmangur një krizë buxhetore.
Të hyrat e planifikuara në buxhetin e Kosovës për vitin 2015 kanë qenë për rreth 120 milionë euro më të larta se të hyrat reale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-rendon-jeten-e-qytetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala