Qeveria propozon ambasador “ilegalisht”

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës do të zgjerojë rrjetin e diplomatëve duke krijuar pozita të reja në gradat për ambasador.

Do ta nisë me Bujar Bukoshin, i cili është propozuar “Ambasador at large”, rangu më i lartë i ambasadorëve. Emri i tij tashmë është shqyrtuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Megjithëse kjo pozitë nuk parashihet askund në Ligjin për Ministrinë e Jashtme dhe shërbimin diplomatik, në MPJ kanë arsyetuar veprimin duke thënë se propozimi është bërë pas konsultave me këshilltarët ligjorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në letrën e MPJ-së dërguar Komisionit për Punë të Jashtme dhe presidentes Atifete Jahjaga, nominimi i Bukoshit mbështetet në nenin 93, pika 8 e Kushtetutës së Kosovës, si dhe nenin 7, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit numër 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, të ndryshuar me Ligjin numër 03/L2007.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-propozon-ambasador-ilegalisht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala