Qeveria pritet ta shesë qymyrin pa ia ditur çmimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka bërë zgjidhje furnizimit me qymyr të termocentralit të ri me kapacitet prej 600 megavatesh.

As Qeveria e as KEK-u nuk i kanë bërë studimet e nevojshme për hapjen e mihjes së re, që njihet si “Sibovci i Madh” që do ta furnizonte me qymyr termocentralin e ri, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të studimeve të nevojshme për cilësinë e linjitit, për investimet e nevojshme për funksionalizimin e mihjes nuk dihet as çmimi që pronari i termocentralit të ri do t’ia paguajë shteti për një ton qymyr.

Kostoja e pagesës së qymyrit është njëra nga pikat që do të përcaktojë çmimin e energjisë së prodhuar në termocentralin e ri, e të cilin në fund e paguan qytetari i Kosovës, përcjell koha.net.

Qeveria e Kosovës po planifikon të nënshkruajë marrëveshjen për furnizim me qymyr me kompaninë që do të ndërtojë termocentralin e ri pa e përcaktuar çmimin, elementin kryesor të secilës kontratë për shitblerje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-pritet-ta-shese-qymyrin-pa-ia-ditur-cmimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala