Qeveria premton rritje ekonomike prej 3 për qind

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës pret që rritja ekonomike në vitin 2015 të jetë rreth 3 për qind. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se ky është parashikimi më pesimist. Nëse do të vërehen efektet e pakos së re fiskale, ai thotë se rritja mund të jetë edhe më e lartë.

“Nëse do t’i ndiejmë shpejt efektet e kësaj pakoje fiskale mendoj që do të shkojë përtej kësaj”, ka thënë ai, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri i Financave pret që në vitin 2016 ekonomia të rritet në një përqindje dukshëm më të lartë se ajo që pritet të jetë në vitin aktual.

“Përfundimisht vitin e ardhshëm pres të kemi kapërcim të madhe të rritjes ekonomike me këto projekte zhvillimore që i përmenda më herët”, ka thënë ai.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës pret që rritja ekonomike e vitit 2015 të jetë më e lartë se ajo e vitit paraprak.

“Sa i përket vitit 2015, pritet që ekonomia e Kosovës të përshpejtojë ritmin e rritjes”, thuhet në raportin e BQK-së për stabilitetin financiar, i cili është publikuar të martën.

Aty janë dhënë edhe faktorët që pritet të ndikojnë në rritjen ekonomike, por edhe faktorët që do të kenë ndikim negativ, siç është niveli i ulët i eksporteve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-premton-rritje-ekonomike-prej-3-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala