Qeveria po e quan revolucion veprimin e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi, ka thënë se nuk ka tërheqje të marrëveshjeve që ka nënshkruar kryeministri Isa Mustafa, ndërkaq veprimin e opozitës e ka quajtur revolucion.

Sipas tij, kryeministri ka qenë dhe është i gatshëm që të raportojë në Kuvend në lidhje me të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar, raporton televizioni publik.

Por deputeti Rexhep Selimi, në një përballje direkte me Abrashin në lajmet qendrore të këtij televizioni, ka bërë me dije se opozita nuk do të tërhiqet nga veprimet e saj për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave Serbe.

Madje Selimi ka kundërshtuar deklaratën e Abrashit që veprimin e opozitës e ka quajtur revolucion. Sipas tij, opozita nuk po bën revolucion por po e mbron integritetin e shtetësisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-po-e-quan-revolucion-veprimin-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala