Qeveria përgatit amnistinë e re

Autori:Avdyl Pajaziti

Një amnisti të re që është duke e përgatitur Qeveria e Kosovës do të lehtësojë dënimet për veprat penale nga vrasja në afekt e deri te vetëgjyqësia. Kjo nuk do të vlejë për recidivistët.

Drafti inicial i Ligjit për amnisti tashmë është hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe një grup juristësh është duke punuar akoma në të, përpara se të vihet në diskutim publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burime të gazetës kanë thënë se amnisti do të përfitojnë kryerësit e ndonjërës nga më shumë se 50 vepra të listuara në Kodin Penal në fuqi.

Po kështu, edhe të veprave të ngjashme sipas dy kodeve të mëhershme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-pergatit-amnistine-e-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala