Qeveria përdorë paret e privatizimit për trajnime

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka një ide të qartë se cka të bëjë me mbi 500 milionë eurot e grumbulluara nga procesi i privatizimit. Do t’i përdorë për trajnime.

“Një pjesë e këtyre fondeve do të orientohet për ngritjen profesionale dhe aftësimin e mëtutjeshëm profesional të punëtorëve që mbesin të papunë nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore”, thuhet në programin e qeverisë. Por, këto fonde mund të degdisen edhe për tjera punë.

“Qeveria do të hartojë një strategji kombëtare, për tu aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për përdorimin e fondeve të grumbulluara nga privatizimi dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore. Këto fonde do të përdoren për subvencionimin e kamatave për kredi bujqësore dhe për investime në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, me qëllim të nxitjes së punësimit”, ka bërë të ditur ekzekutivi i vendit.

 

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit të trajtimit të kërkesave të kreditorëve potencialë nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore nga ana e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, Qeveria do të rishikojë bazën ligjore që rregullon këtë fushë. Të njëjtën kohë, do të auditohen rastet e privatizimeve me spin-off special lidhur me përmbushjen e kushteve të kontratës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-perdore-paret-e-privatizimit-per-trajnime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala