Qeveria pa analizë për ndryshimet kushtetuese

Autori:Gazeta Fjala

Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë se ndryshimet dhe plotësimet në aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës duhet të vijnë si rezultat i një analize të thellë, bazuar në praktikat dhe standardet evropiane, duke u bazuar gjithnjë në kontekstin e zhvillimeve shoqërore në vend.

Ky rishikim, siç thotë Miftaraj, do të nxirrte në shesh edhe nevojën për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës. “Tash për tash, kjo analizë mungon dhe kjo po i kushton sistemit të drejtësisë dhe gjithë qytetarëve me mungesë të qasjes në drejtësi në kohë të arsyeshme dhe në përputhje me standardet e garantuara ndërkombëtare”.

Gjatë hulumtimeve të zhvilluara, IKD-ja edhe ka rekomanduar ndryshime kushtetuese konkrete. Një ndër to është amendamenti ku parashihet mandati fillestar për gjykatës dhe prokurorë. “IKD-ja i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës të heqë mandatin fillestar dhe emërimet të jenë të përhershme me rastin e dekretimit të gjykatësve dhe prokurorëve. Kjo do të krijonte një pavarësi dhe siguri më të madhe për gjykatësit dhe prokurorët”, ka thënë Miftaraj.

E për Smakajn, ndryshime duhet bërë edhe në mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, presidentit, si dhe përgjegjësitë lidhur me të gjeturat e auditorit të përgjithshëm.shkruan sot gazeta “Zeri”.

Ai ka thënë se në zgjedhjen e presidentit praktikohen tri votime. Në votimin e fundit, sipas tij, shumica do ta votojnë pro edhe nëse bindjen do ta kishin ndryshe. “Nëse do të votonin ndryshe, do të shpërbëhej Kuvendi dhe të njëjtit deputetë nuk janë të sigurt që do të rizgjidheshin”, ka thënë Smakaj.

E Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresiste, pjesë tashmë e Listës serbe, ka thënë se askush nga Qeveria deri më tani nuk ka pasur biseda as formale e as joformale në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

“Qe gjashtë muaj që janë aktualizuar këto tema, deri në këtë moment asnjë bisedë nuk e kemi pasur”, ka thënë Rashiq.

Ai ka shtuar se deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë iniciativë nga subjektet kryesore qeverisëse në vend, për të përgatitur kushtet për një konsensus.

I pyetur nëse “konsensusi” në këtë rast nënkupton gatishmërinë e partive serbe në Kosovë për të votuar krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës në këmbim të ndonjë favori tjetër, Rashiq ka thënë se ai si deputet i vetëm nuk ka mundësi të vendosë në lidhje me këtë çështje, por si kryetar i partisë thotë se është i gatshëm të japë propozime konkrete. /ZËRI/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-pa-analize-per-ndryshimet-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala