Qeveria nxjerr në shitje 177 automjete

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Kosovës së bashku me agjencionet e saja pritet t’i ketë 177 automjete më pak.

Ministria e Administratës Publike (MAP), ka nxjerrë në shitje 177 automjete përmes ankandit publik.

Çmimi fillestar i shitjes së të gjitha automjeteve është caktuar të jetë afër 1 milion e 900 mijë euro. Por, ky çmim mund të rritet varësisht nga ofertuesit e automjeteve.

Afër 90 për qind e automjeteve të cilat janë qitur në shitje janë jashtë përdorimit.

Automjeti më i shitur në Kosovë, Golf 2, përmes këtij ankandi publik shitet për vetëm 200 euro, përderisa çmimi i një veture të tillë në tregun real shkon deri në mbi 1 000 euro.

Pjesëmarrës në blerjen e automjeteve mund të jenë të gjithë qytetarët e interesuar si personat fizik ashtu dhe ata juridik.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë automjetet qe janë jashtë përdorimit në parkingun e Rilindjes më 02.11.2015 prej orës 10:00 .

Ndërkaq, ofertat duhet të dorëzohen në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 06.11.2015 deri ne orën 14.00.

Shitja e këtyre automjeteve vjen komfor vendimit që kishte marrë Qeveria e Kosovës në muajin shkurt të këtij viti për të reduktuar veturat brenda saj, pasi që sipas tyre ka vetura për të cilat bëhen shpenzime të panevojshme. Po ashtu, është vlerësuar se po bëhen shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen e tyre se sa që ato të blihen të reja.

ORAinfo sjell listën e plottë të automjeteve të cilat janë nxjerr në shitje /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-nxjerr-ne-shitje-177-automjete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala