Qeveria nuk i din prioritetet e veta

Qeveria e Kosovës nuk po e din se cilin e ka prioritetin më të madh dhe po i mungojnë strategjitë afatgjate për energjetikën.
Kështu ka thënë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për medie të hënën.
Sipas tij, energjetika e Kosovës e udhëhequr nga qeveria e tanishme po përballet me telashe të mëdha dhe mungëesë të qartë të planit për zhvillim.
“Problemi kryesor i energjetikës vie nga dy çështje, numrat e mëdhenj që përmenden nga krerët e përcjellur nga afatet e vogla kohore, dhe roli më aktiv i shtetit. Nga qeveria në qeveri thuajse asgjë nuk po ndryshon nga plani strategjik, ata në këtë mënyrë vetëmse po i blenë kohë vetvetes për të arritur interesat e tyre personale”, tha Ymeraj.
Ndër të tjera në konferencë u tha se Kosova po i trajton të gjitha çështjet e saj si çështjet kryesore dhe primare.
“Duhet që shteti të filloj të marrë masa rreth përmirësimit të problemeve më primare dhe pastaj të vazhdoj në problemet tjera”.
Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë kritikuar Qeverinë, e cila sipas tyre pretendon që Kosova ka treg të lirë, “ndërsa i gjithë tregu menagjohet nga interesat politike, apo nga grupet biznesore me prapavi politike”.