Qeveria niset për në Kuvend (Foto)

Sot Kuvendi i Kosovës pritet të diskutojë Buxhetin për vitin 2016 të proceduar nga Qeveria.
Seanca e paralajmëruar për sot në ora 9:00, është kundërshtuar nga opozita, të cilët kanë kërkuar që ajo të mos mbahet.
Ata kanë thënë se do ta pamundësojnë zhvillimin edhe të kësaj seance.
Opozita po kërkon tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi. /lajmi.net