Qeveria nis ndërtimin e urës prej 370,000 eurosh në Plemetin

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Lutfi Zharkun dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të urës që lidh fshatrat Plemetin dhe Hamidi e që do të ndërtohet nga Qeveria e Kosovës.

Xhafer Gashi, duke falënderuar qeverinë për përkrahjen, ka thënë se ndërtimi i kësaj ure është i një rëndësie tepër të madhe për banorët e komunës së Obiliqit, pasi që shkurton rrugën shumëfish dhe mundëson qarkullimin më të lehtë të banorëve të fshatrave të Ortakollit për në Obiliq dhe Prishtinë.

Në ndërkohë, Kryeministri Mustafa ka thënë se ky është projekt i rëndësishëm për këtë vend dhe se Qeveria do të mbështesë edhe më tej projekte të tjera në Obiliq, ndërsa Ministri Zharku, ka treguar se ky projekt do të kushtojë 370,000 euro dhe se do të përfundohet brenda një viti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/qeveria-nis-ndertimin-e-ures-prej-370000-eurosh-ne-plemetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala